Zelensky: Ukraina mund të prodhojë deri në 4 milionë dronë në vit

BOTA


Ukraina mund të prodhojë katër milionë dronë në vit dhe po rrit me shpejtësi prodhimin e armëve të tjera. Kështu është shprehur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Duke folur të martën me drejtuesit e dhjetëra prodhuesve të huaj të armëve në Kiev, Zelensky tha se Ukraina kishte kontraktuar tashmë për të prodhuar 1.5 milion dronë këtë vit.

Prodhimi i dronëve praktikisht nuk ekzistonte në Ukrainë përpara fillimit të agresionit nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

“Në kushte jashtëzakonisht të vështira të luftës në shkallë të plotë nën sulmet e vazhdueshme ruse, ukrainasit ishin në gjendje të ndërtonin një industri praktikisht të re të mbrojtjes”, citohet të ketë thënë Zelensky.



Skip to toolbar