Zjarri në Kuvend/ Shehi: Po digjet mundësia për debat politik para zgjedhjeve. Duka: Dënimi i Salianjit, ekstrem. U surprizuam kur dogjën karriget

Më të fundit


Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, duke komentuar veprimet e dhunshme të opozitës në Kuvend, thotë Se po digjet arsyeja për të pasur një marrëdhënie të rregullt parlamentare para zgjedhjeve.

I ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, ai kritikoi gjithashtu edhe vendimin e Komisionit të Etikës duke i përjashtuar deputetët nga seancat.

“Kemi rrezik për demokracinë, rrezik për elementët kryesore për marrëdhëniet me parlamentin. Jeta parlamentare nuk është perfekte, ka probleme, gjeste të kësaj natyre, që janë simbolike por që nuk bëjnë ndonjë figurë të mirë. Po digjet arsyeja për të pasur një marrëdhënie korrekte dhe debat politik në parlament përpara zgjedhjeve dhe për këtë nuk është se kontribuojnnë vetëm ato, por flakën politike e vë dhe pala tjetër.

Dje mblidhet një Komision i Etikës, dhe çfarë thotë, do t’i përzëmë këto, çfarë është kjo?

Kjo është me ia vënë zjarrin me shkresë dhe jo me karrige. Vendos gjobë të paguajë karrigen por jeta parlamentare duhet. Gjysmës i thua dil përjashta.”, u shpreh Shehi.

Ndërkohë, kryetari i PAA-së, Agron Duka e cilësoi dënimin e Ervin Salianjit si ekstrem. Ai thotë se ishin të surprizuar kur deputetët demokratë morën karriket për t’i djegur.

“Flakët i kam parë te të dyja krahët, politika ka pasur probleme. Ju keni të drejtë kur thoni se vendimet e gjykatës mirë është që të mos komentohen. Rasti konkret i Salianjit të vë në një farë dyshimi nëse është, pavarësisht se nuk jam jurist, mendoj se mund të mos ishte kjo masë, sepse më duket ekstreme. Juristët akuza për kallëzim të rremë. Nuk ekziston sepse s’ka bërë kallëzim në gjykatë. Është modifikuar akuza kallëzim publik. Besoj se dënimi i tij, karrierën politike e tij e mbaron, gjykoj se nuk mund të jenë kaq të ashpër me një politikan të opozitës sepse në një farë mënyre intimidohet opozita dhe njerëzit që e përkrahin atë. Maxhoranca ka treguar se kur ka përkrahës të opozitës janë penalizuar ndërkoh që nuk ndodhin me njerëz në përkrahje të maxhorancës. Mua s’ma mban me thënë se Petro Koçi është ai hajdutti që ka bërë inceneratorin e Tiranës se kam frikë se do më procedojnë.

Pse për Petron e kam fjalën, s’ma mban me përmendur emër tjetër?

Sepse të hedh në gjyq dhe thotë se e ka të padrejtë. Unë jam politikan, që merrem me analiza. Nuk jam natyrë që mund të bëj veprime ekstreme. Nuk më shkojnë për shtat këto veprime, por s’i komentoj negativisht. Shohin që ka një indiferencë të opinionit ndërkombëtar për arsye që dihet që vetë kryeministri ka ndikuar në interes të vetin personal dhe të forcës politike dhe të gabimeve të opozitës.

Ata tërhoqën vëmendjen e opinionit ndërkombëtar. Ishim të surprizuar kur morën karriget. Vendimi i Salianjit është kontravers dhe ka ngjallur reagime jo vetëm në krahun e opozitës por dhe në opinion publik. Ka qenë ekstrem.”, u shpreh ai.



Skip to toolbar