Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për ish kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe, lidhur me akuzën e mosdeklarimit të pasurisë.
Për shkak se procesi ndaj Tushës është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, nëse gjendet fajtor ai do të vuajë dënimin me një vit burg. Në të njëjtën kohë, prokurorja e posaçme Manjola Kajana I kërkoi gjykatës edhe konfiskikmin e një apartamenti në pronësi të Tushës. Vetëm pak muaj pasi shleu dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre e dhe shkelje të barazisë në tendera, ndaj Tushes nisi një tjetër hetim që ka të bëjë me pasurinë.
Bëhet fjalë për një apartament në bregdet të cilin spak thotë se nuk e ka deklaruar. Ish-kryebashkiaku u dënua në korrik të 2022 me 2 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre nga shkalla e parë.
Ndërsa në mars të vitit të kaluar Apeli i shtoi edhe 1 vit burg duke e rikthyer ne qeli pasi e gjeti fajtor edhe për shkelje të barazisë në tendera. Pasi Tsuhe përfundoi dënimin e dhënë po përballet me akuzën e fshehjes së pasurisë për të cilin spak kërkon sërish rikthimin në qeli.