Braktisja e “Xhafaj” dhe mërzia e Berishës/ Institucionet e drejtesisë së re bojkotuan komisionin

Më të fundit


Pasi gjykata themeltare e vendit dha përgjigjen refuzuese të mërkurën dhe disa insitucione të tjera hapën letrat, që ia patën nisur apo ia nisën Fatmir Xhafajt, kryetarit të Komisionit Anti-Korrupsion.

Gjykata Kushtetuese u distancua prej Komisionit Xhafaj, me kujdesin për të mos pasur ansjë konflikt, kur në këtë gjykatë mund të ketë çështje, që do ti duhet ti shqyrtojë, ndërkohë që pjesë e ndryshimeve të mundshme ligjore, mund të jetë dhe vetë Gjykata.

Por akritekti i drejtësisë së re është refuzuar dhe nga 4 organe të tjera, të cilët kërkojnë të qëndrojnë të distancuar nga puna e Komisionit Anti-Korrupsion, nën drejtimin e Fatmir Xhafajt.

Prokurorët e SPAK e kosnideruan të panevojshëm çuarjen e ekperëtëve në Komision, ndërkohë që problematikat, thuhet në përgjigje, ia kanë bërë të ditura Kuvendit, në mënyrë të përsëritur, në raportimet vjetore në Kuvend.

Edhe Gjykata e Lartë refuzoi, duke thënë se ajo ka një pozicion të vecantë në akritekturën e drejtësisë në vend dhe prania e gjyqtarëve si pjesë e nëngrupeve teknike të punës pranë Komisionit Xhafaj, nuk përshtatet me misionin e tyre.

Më bashkëpunuese nuk u tregua as Prokuroria e Përgjithshme.  “Prokuroria nuk do të marrë pjesë me ekspertë si pjesë të nëngrupit të punës së komisionit”, por la një derë të hapur për të dhënë Opinione, mbi produketet e punës, kur mund ti kërkohet.

As Inspektori i Lartë i Drejtësisë nuk e sheh të nevojshme për të qenë në Komisionin Xhafaj, ndërkohë që ftesa për bashëkpunim i ka shkuar dhe KLGJ-, KLP-së dhe Shkollës së Magjistraturës.

Në këto rrethana Komisionit Xhafajt do i duhet të punojë me ekspertëtë e Kuvendit, për të realizuar qëllimin e vetë emrit të Komisionit, që u ngrit në qershor, atë  “Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit, dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”.

Kurse institucionet e reja, kush me hapur e kush me pak vonese, se korigjimet apo shtesat ne kete reforme, permes politikes, nuk jane te mirepritura. edhe nese vijne permes fatmir xhafajt. ndoshta ishte rastesi, por keto refuzime filluan te beheshin publike pikerisht ne javen pasi ervin salianji, u fut ne burg, pasi gjykata e apelit mbajti ne fuqi padine e te vellait te Fatmir xhafes, ndaj deputetit demokrat.

Paradoksalisht i mërzituri me i madh ndaj këtyre akteve, nuk është Fatmir Xhafaj.



Skip to toolbar