Aksident në aksin Levan-Tepelenë/ Përplasen dy automjete, raportohet për të plagosur

AKTUALITET


Dy automjete janë përplasur në aksin Levan-Tepelenë. Aksidenti ka ndodhur në Buzëmadh të Cakranit.

Raportohet se nga aksidenti, ka të lënduar. Dyshohet se përplasja u shkaktua nga manovra e gabuar e njërit prej drejtuesve.

Forcat e policisë ndodhen aktualisht në vendin e ngjarjes./abcnews.al



Skip to toolbar