Opozita në protestë/ Policia plan masash, bllokon 15 akse rrugore

AKTUALITET


Opozita do të zhvillojë këtë të hënë (7 tetor) protestën e njoftuar më herët, para selisë së Kryeministrisë.

Kjo protestë e konceptuar në formën e marshimit do të nise në orën 18.00-të para selisë së Kryeministrisë dhe protestuesit pritet të zhvendosen dhe para institucioneve të tjera sikundër të bllokojnë rrugët kryesore të Tiranës.

Një ditë më parë, lideri i Partisë Demokratike Saloi Berisha (i cili ndodhet në arrest shtëpie), u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj protestë, të cilën e konsideron si historike.

Ai nënvizoi se kjo betejë nuk është për pushtetin e tij, por për vetë shqiptarët.

Berisha shtoi se protesta “është betejë për t’i thënë mafies shqiptare se ditë të zeza do të të presin përpara. Prite popullin opozitar! Priteni, priteni se po vjen. Se marshi i tij nuk ndalet kurrë. Se revolta e tij nuk shuhet kurrë. Se fitorja dhe vetëm fitorja është fati ynë”.

Ndërkaq, në kuadër të garantimit të rendit e sigurisë para, gjatë dhe pas protestës, policia ka hartuar një plan masash.

Kësisoj, në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët: “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit  të automjeteve dhe në këto akse rrugore:

Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katëshet;

Shkolla “1 Maji” – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit;

Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;

Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës;

Kryqëzimi i Librit Universitar;

Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”;

Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”;

Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”;

Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit;

Kryqëzimi i urës së Taivanit;

Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”;

Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”;

Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave;

Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”;

Kryqëzimi i pallatit me shigjeta.



Skip to toolbar