Zbardhen detaje të reja nga krimi i rëndë i ndodhur pasditen e sotme në fshatin Gjashtë të Sarandës.
Nga hetimet e deritanishme dhe marrja e dëshmive nga të afërmit dhe banorët, paraprakisht mësohet se viktima e kishte ftuar një vit më parë kishte marrë Admir Ferik Beqirin, shokun e tij që sot i mori jetën, që të jetonin së bashku.
Por kohët e fundit dyshohet se viktima, Gëzim Bizioni, i kishte kërkuar 42-vjeçarit Beqiri të largohej nga banesa. Shkak ishte problemi i theksuar që kishte autori i dyshuar me alkoolin. Në foto është autori i dyshuar i krimit, Admir Beqiri, tashmë i arrestuar dhe që do merret në pyetje nga policia.
Dhe dyshohet se pas debatit të radhës pasditen e sotme, Beqiri e ka goditur me shishe në kokë viktimën dhe mikëpritësin e tij 65-vjeçar, duke e plagosur rëndë. Bizioni s’i mbijetoi dot plagëve dhe vdiq pak minuta nga sulmi.
Sipas policisë, Bizioni ka vdekur në vendngjarje, kurse autori i krimit që ndodhet në paraburgim, ka vepruar nën avujt e alkoolit.