Pamjet me dron, djegin PS, dy vjet pasi dogjën PD. Dhunë dhe flakë drejt selisë “rozë”

AKTUALITET


TIRANË- PD ka thirrur sot një protestë para kryeministrisë e njoftuar për të nisur në orën 18:00. Selia blu nuk ka dhënë shumë detaje mbi mënyrën e organizimit, por ka deklaruar se do të ketë akte të mosbindjes civile.

Ndonëse me një pjesëmarrje modeste të protestuesve, protesta duket se ka nisur agresive. Me t’u mbledhur para kryeministrisë, protestuesit kanë nisur të sulmojnë policinë me lëndë piroteknike, ndërsa kanë hedhur molotov drejt kryeministrisë.

Për të garantuar rendin dhe sigurinë në protestën kombëtare të thirrur pasditen e 7 tetorit nga opozita, Policia e Shtetit ka ndërmarë një plan masash duke bllokuar disa nga segmentet rrugore që lidhen me bulevardin Dëshmorët e Kombit.



Skip to toolbar