“Partia Demokratike është braktisur edhe nga strukturat e veta”, kështu është shprehu Ibsen Elezi gjatë një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ndërsa komentoi edhe protestën e opozitës zhvilluar këtë të hënë. Elezi më tej theksoi se shihet se PD është braktisur, dhe shihet se shkatërrimi i saj ka mbetur misioni kryesor.
“Sot PD ka gjysmën e votave, të të gjithë demokratëve. PD është braktisur edhe nga strukturat e veta. Kjo vjen nga një mirëmendim i atyre që e kanë kanalizuar në këtë drejtim PD sepse kanë si mision mesa duket që ta shkatërrojnë përfundimisht. Argumentet janë shumë…”, u shpreh ai.
Elezi gjithashtu komentoi edhe djegien e selisë së PS, duke thënë se është kaluar një vijë e kuqë që nuk ishte aspak mirë që të kalohej.
“Një veprim shumë i ulët. Të sulmosh selinë është shumë e ulët sepse janë me dhjetëra njerëz të lidhur. Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë. Nuk është luftë me njësitë guerrile mes partive. Këto nuk kanë lidhje me PD. Me këto veprime ajo që quhet shtylla kurrizore e PD po e braktis. Kjo ka qenë nja nga arsyet që në asnjë rast tek Rithemelimi nuk kam pranuar të jem i pranishëm. Jo të gjithë njerëzit mund t’i kesh në kontroll, por je i detyruar të kërkon falje. Nuk është aspak e tolerueshme që të futesh në këtë vorbull të përplasjes mes partive”, tha ai./abcnews.al/