Rama mbledh kryetarët e bashkive: Fokus emergjencat. E pamë përmbytjen në Vlorë

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama mblodhi kryetarët e bashkive dhe disa ministra, ku u zhvillua një diskutim për bashkëpunimet në interes të komunitetit për të diskutuar për platformat e dialogut, emergjencat civile dhe ndihmat sociale.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë deklaroi se emergjancet janë një fokus i veçantë.

Rama shtoi se nuk duhet të ketë neglizhim, teksa iu referua edhe përmbytjes së pak ditëve më parë në Vlorë.

“Po përpiqem të bëj një sintezë të arsyeve të këtij takimi. Ju felenderoj që keni ardhur të gjithë. Janë katër pika me një rëndësi shumë të veçantë. Dua ta filloj nga emergjencat, është fakt i kohës që jetojmë, vendet duhet të përbnallen në verë me zjarre, në vjeshtë, dimër, pranverë me përmbytje. Natyra e këtyre fenomeneve ka ndryshuar dhe ndryshon çdo vit. Kemi parë të gjithë se çfarë ndodhi në Austri, pamë kur u përmbyt Vlora, në Bosnje, ku humbën jetën shumë njerëz, dëmet janë marramëndëse.

Ka një shpjegim shumë të thjeshtë, ka ndryshuar formacioni i reshjeve. Përpara disa kohësh, u bë spektakolare përmbytja në Dubai, në harkun e 18 orëve, ra një sasi shiu, e barabartë me 4 muaj sasi reshjesh në Londër. Nuk ka infrastrukturë, që të mund të absorbojë goditjen e parë. Ajo që ne nuk mund ta neglizhojmë, është dobësia që shfaqet në reagimin tonë, në nivelin vendor, qoftë për zjarret, qoftë për përmbyjet”, theksoi ai.



Skip to toolbar