Pa u bërë 24 orë nga protesta e dhunshme e opozitës Tiranës I është kthyer normaliteti.
Dyert e kryeministrisë janë zhveshur nga mbulesat metalike vendosur për të mos lejuar protestuesit të futeshin në mjediset e brendshme.
Dëshmi e flakëve të natës së protestës pranë Ministrisë së Brendshme qendrojnë bimët dekoruese.
Para Bashkisë së Tiranës mbetjet e molotovit hedhur në drejtim të saj janë pastruar.
Gjurmë të akteve vandale kryer nga mbështetësit e opozitës të hënën kanë mbetur aty ku protesta u përshkallëzua.
Në godinën e Partisë Socialiste është hequr foto e djegur e kryetarit të saj Edi Rama ndërsa në hyrje janë ende shenjat e flakëve.
Para paralamentit rrugë që militantët demokratë përshkuan për të shkuar në selinë e tyre nuk ka asnjë gjurmë nga protesta.
Gjurmët e molotovëve të mbrëmjes së të hënë në Tiranë paraditen e të martës I lanë vend qetësisë.