Mbetën të bllokuara në Vuno, pas 4 orësh kërkime policia dhe shërbimi zjarrfikës shpëtojnë turistet gjermane

AKTUALITET


Dy turiste nga Gjermania mbetën të bllokuara në zonën e quajtur “Gropat e Bufit” në Vuno. Policia e Himarës , në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse i kanë ardhur në ndihmë turisteve, pas thirrjeve për ndihmë.

Pas 4 orësh, në kushte të vështira atmosferike, arritën të lokalizojnë turistet dhe menjëherë ju ofruan ndihmën e nevojshme. Pas gjetjes, të dyja turistet gjermane ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe shprehën mirënjohjen e tyre për shërbimet që reaguan menjëherë dhe ju ofruan ndihmën e nevojshme./abcnews.al/



Skip to toolbar