Djegia e selisë së PS/ Plarent Ndreca: U godit pluralizmi shqiptar, PD po kthehet në grup militar!

Më të fundit


Deputeti i PS Plarent Ndreca në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi zhvillimet e fundit politike, duke u ndalur edhe tek protesta e opozitës dhe djegia e selisë së PS.

Për deputetin socialist, nuk ishte një mosbindje civile siç edhe u tha nga PD, por një kryengritje. Gjithashtu tha se djegia e selisë së PS ishte shumë e rëndë dhe se u kaluan të gjithë kufijtë.

“Vetë veprimtaria që potencialisht mund të krijojnë tension. Unë mendoj që PS dhe anëtarët e saj dhe mbështetësin e kuptojnë që nuk ia vlen barra qeranë për t’u marrë me këtë grup që po kthehet gjithnjë e më shumë si grup militar. Unë mendoj se djegia e një godinë të një partie politike është djegie e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Pra godet pluralizmin shqiptar, është tipike e partive me nuanca fashiste, simbolikë për të zhdukur kundërshtarin politik. Është antikushtetuese të djegësh institucionet…por ky precedent që ndodhi dhe u kalua ky kufi, ishte shumë e rëndë dhe e shoh si një ‘duf’ ndaj pluralizmit dhe një tregues i qartë i paaftësisë për të ndjekur rregullat e lojës”, tha ai.



Skip to toolbar