Molotovi, a po kërkon PD përplasje civile? Karamuço: Këto skenarë mund të çojnë në konfrontime reale

Më të fundit


TIRANË- Në protestën e së hënës, militantët e opozitës tentuan të djegin selinë e Partisë Socialiste.

“Këto skenarë mund shërbejnë për fillimin e një përplasjeje civile”, kështu u shpreh eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i cili apeloi që këto manovra të mos përdoren më pasi edhe Policia do ta ketë shumë të vështirë për të mbarëvajtur një protestë me të tilla akte.

Ai theksoi se molotovi që kur është shpikur nuk është shpikur për t’u përdorur kundër njerëzve, por për të djegur tanket “Edhe rastin e godinës së PS, unë nuk e gjykoj në aspektin e politikës, por e shikoj në kuptimin e një përplasjeje civile. Nëse vazhdohet me këtë skenar, policia do ta ketë shumë të vështirë për të menaxhuar raste të tilla. Moltovi kur është shpikur nga finlandezët është shpikur për tanket dhe jo për njerëzit. Ajo është armë që sulmon dhe djeg tanket, Janë armë që rrezikojnë jetën dhe pastaj shëndetin. Ajo shishe është një shishe uji e mbushur me benzinë me një fishekzjarr, që shpërthen dhe po u afrove mund të të djegë fytyrën mund të të verbojë. Mund të ishin djegur policisë, dhe nuk kanë qenë me gërvishtje dhe kanë qenë me djegie të gradës së dytë.”, tha ai.

Gjatë diskutimit në “Real Story”, Karamuço tha se Policia ka sekuestruar 17 bombola të ndarë në dy çanta. Kjo sasi tha ai nëse do kishte shpërthyer, do kishte pasoja të rënda dhe në jetën e njerëzve.

“Çfarë do të ndodhte nëse një polic do të humbte jetën?. Policia ka kapur dy çanta me 17 bombola, mendo të hedhësh këto menjëherë, realisht është një bombë dhe kjo vret shumë njerëz, edhe policë edhe qytetarë”, tha ai.



Skip to toolbar