Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin grek. Mbrojtësi George Baldock është gjetur i vdekur në banesën e tij në Athinës, mbrëmjen e së mërkurës.
Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së futbollistit të Panathinaikos.
Baldock iu bashkua skuadrës greke Panathinaikos këtë sezon, duke nënshkruar një kontratë 3-vjeçare. Më parë ka luajtur në Angli me Sheffield United, ekip me të cilin zhvilloi 205 ndeshje.
Edhe pse kishte lindur në Angli, George Baldock ka luajtur 12 ndeshje, pasi një nga gjyshërit e tij ishte grek.