Izraeli duket se është duke përfunduar planin për të sulmuar Teheranin.
Tel Avivi duket se ka gati planin e sulmit, një sulm që nga njëra anë duhet të jetë i “përputhshëm” me kufijtë e Uashingtonit dhe nga ana tjetër do të ketë shtrirjen dhe intensitetin që do të ndëshkojë Iranin në mënyrë shembullore për 200 raketat balistike që dërgoi në vend të martën e kaluar.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallad duke folur për një media izraelite dha “kornizën” në të cilën do të nisë sulmi i ardhshëm izraelit.
Duke folur në detaje për Channel 12, Gallad vuri në dukje: “Sulmi iranian ishte vdekjeprurës, por pa saktësi, sulmi ynë do të jetë vdekjeprurës, i saktë dhe mahnitës. Ata nuk do të kuptojnë se çfarë ndodhi dhe si.”
Deklarata e ministrit të mbrojtjes vjen pak orë pas bisedës pesëdhjetëminutëshe mes Benjamin Netanyahu dhe Joe Biden.
Për tre ditët e fundit, aeroplanët luftarakë izraelitë kanë goditur objektiva në Siri, si në pjesët qendrore dhe lindore të vendit, duke goditur bazat iraniane në rajon në një lëvizje për të “dobësuar” Teheranin në tërësi.