Përgjimet Kusari-Radojçiç, sherr në Kuvend/ Përplasje të forta mes opozitës dhe qeverisë

KOSOVA


Përplasje në kuvendin e Kosovës ku opozita kërkonte debat pas publimit të një audio përgjimi ku kreu I grupit parlamentar të Kurtit, Mimoza Kusari Lila, bisedonte dhe koordinohej me kryeterroristin e Banjskës Milan Radojiçiç. Ndërkohë që Kusari justifikohej duke thënë se audio përgjimi ishte I montuar, ish deputeti I Kurtit, Abazi vendosi shiritin me mbishkrimin rrezik.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se tashmë është e qartë se kryeterorristi Milan Radojiçiq së bashku me Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, përmes shefes së këtij grupi e kanë përcaktuar pagën minimale për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi deklaroi se koordinimi me terroristin Milan Radojiçiç është fatkeqësi për Kosovën.

Ndërsa ish kryeministri Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se vendi po udhëhiqet nga një spiun i Serbisë, duke iu referuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Partitë opozitare lëshuan sallën plenare në momentin kur dështoi kalimi i mocionit për debat parlamentar për përgjimet në të cilat është përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe ish nënkryetari i Listës Serbe, terroristi, Milan Radoiçiç.



Skip to toolbar