Gjatë fjalës së tij në përurimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, kryeministri Edi Rama u shpreh se pas 10 vjetësh, xhamia e re hyn në sofrën e një vëllazërie të lidhur me besimin.
Ai ka theksuar u desh shumë vullnet për ta pastruar truallin e kthyer në shesh pazari.
“Sot pas 10 vjetësh xhamia e madhe hyn në sofrën e një vëllazërie të ilustrimit të shumëçkaje të lidhur me besimin. Kurani është udhëheq dhe për ata që besojnë dhe për atë që të është zbritur ty Muhamed. Në lidhje me këtë hajet të lartë, Xhifrili i konsideron libra të ardhura prej zotit pa zë dhe pa gërma. Mu kështu dhe kjo xhami i jep domethënien e plotë katrorit të kryeqytetit, duke mbyllur sfidën e këtij flamurit shpirtëror të më në fund të shpalosur brenda tij.
Flamur që lind Shën Konstandinin, shpall midis feve vëllazërimin, flamur bujar për njerëzimin. Kjo xhami e madhe në Namazgja është tashmë një vend i shenjtë. Këtij vendi nuk mund ti këndohet më mirë se në shqipen e Imam Ibrahimit, i dashur kujtoje këtë që ne këtë vend e bëmë të sigurt, u desh shumë vullnet për ta pastruar truallin e kthyer në shesh pazari. Ne e kishim urdhëruar Ismailin dhe Ibrahimin që ta pastronin shtëpinë time për të gjithë ata që e vizitojnë“, tha Rama.