“Feja islame, fe e paqes”, Erdogan sulmon Gylen: Këtu nuk kanë vend ata që kanë axhendë tjetër

AKTUALITET


Erdogan: Njëkohësisht xhamitë nuk janë vetëm vende ku thirret ezani, apo për t’u adhuruar por janë për të thirrur njerëzimin në mirësi, në adhurimin e Allahut dhe t’i bashkojë myslimanët në kupolën e vetme.

Kjo është feja jonë e madhe që na imponon detyrën që jo vetëm ti ndërtojmë xhamitë por tu dalim zot dhe t’i mbrojmë ato.

Njësoj si sot që po ndërtojmë dhe po hapim xhaminë duhet të përpiqemi edhe në të ardhmen, që së bashku të mbajmë gjallë mes nesh këto vlera.

Ne nuk duhet të shkëputemi për asnjë moment nga feja islame, feja e paqes, mos ua lëmë bosh fushën qarqeve që ushqejnë interesa të tyre për qëllime personale.

Kjo është detyra e cdo myslimani. Xhamia është xhamia e vëllezërve myslimanë me zemër dhe ndërgjegje të pastër. Do u qëndrojmë pranë të gjithë atyre që kanë nevojë.



Skip to toolbar