TIRANË- Hapet Xhamia e Namazgjasë. Në një ceremoni të posaçme, organi i kultit u inaugurua nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Në hyrje të kësaj ceremonie, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se “erdhi dita e çeljes së këtij tempulli të adhurimit të krijuesit të botëve, kaq i shumëpritur nga komuniteti mysliman”.
Të shumtë janë besimtarët myslimanë, të cilët janë mbledhur në këtë ceremoni shumë të pritur.
Në vizitën e tij zyrtare, presidenti i Turqisë pati takime me krerët më të lartë të shtetit, ndërsa tha se Xhamia e Namazgjsë është një “dhuratë e popullit turk” për vëllezërit dhe motrat myslimane në Shqipëri.
“Përsëri sot së bashku me mikun tim të dashur, zotin Rama, do të hapim Xhaminë e Namazgjasë, e cila është dhuratë e popullit turk për motrat dhe vëllezërit e tyre myslimanë në Shqipëri. Falënderoj gjithë ata që kontribuuan në këtë proces. Xhamia më e madhe në Ballkan, do të jetë vend adhurimi ku do të lulëzojë ndjenja e paqes dhe unitetit, vlerat supreme të islamit”, tha Erdogan./ abcnews.al