Inceneratori i Fierit dështon në Apel: Munguan dy avokatët e ish-ministrit Lefter Koka

AKTUALITET


Është shtyrë sërish seanca për inceneratorin e Fierit në Apelin e Posaçëm. Gazetari Ermal Vija raporton se shkak është bërë mungesa mungesa e dy avokatëve të ish ministrit të mjedisit Lefter Koka.

Njëri prej tyre kishte bërë kërkesë, pasi ndodhej jashtë vendit dhe nuk do të paraqitej në seancë. Si pasojë, ai u gjobit me masën 5 mijë lekë të reja. Ndërsa, avokati tjetër kishte probleme shëndetësore dhe kërkesa e tij u pranua.

Tashmë, seanca është shtyrë për në datën 18 tetor.

Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka u dënua me 10 vite burg për dhënien me koncension dhe ndërtimin e Inceneratorit të Fierit që në aplikim të gjykimit të shkurtuar do të vuajë dënimin me 6 vite e 8 muaj  burg. Gjykata pranoi kërkesën e SPAK për Kokën që e shpalli fajtor për akuzat e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.



Skip to toolbar