“Do të hapim grup kapitujsh me BE-në”, Rama në Budapest: Hungaria shembull për reformat

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim në Budapest me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban.

Rama tha se Shqipëria do të hapë disa kapituj me Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se Hungaria në sytë e Shqipërisë është një vend shembull për reformat që ka ndërmarrë.

Edi Rama: Viktor Orban është një nga personat më të këndshëm për të folur për tema të ndryshme që ndodhin në botë. Është kënaqësi që jam në Budapest. Jam falënderues për atë që ka bërë Presidenca e Hungarisë për ne. Ne do kemi mundësi të hapim disa kapituj me BE. Është vendi që të falënderojmë Oliver Varherleyn, që na ka ndihmuar për arritjet e rëndësishme.

Është kënaqësi që të falënderoj qeverinë hungareze për atë që thashë. E kemi parë Hungarinë si model për reformat në administratë e qeveri, si dhe sa i përket një shoqërie ku ka mirëqënie. Ne kërkojmë të mësojmë gjithmonë e më shumë nga Hungaria.



Skip to toolbar