EMRAT/ Me armë dhe eksploziv në makinë, cilët janë dy shqiptarët që u kapën në Athinë

BOTA


Identifikohet shqiptari i kapur këtë të premte në Athinë në një automjet ku u gjet një armë zjarri pistoletë TT dhe një sasi lënde eksplozive tritol me dy ndezësa.

Ai është Armiol Rrasa, 39 vjeç nga fshati Gradishtë i Divjakës, person me precedente penalë në Shqipëri dhe në Greqi.

Në Greqi, ai është dënuar me burgim të përjetshëm për narkotik në vitin 2008 dhe ishte liruar në vitin 2015.

Bashkë me të është arrestuar edhe partnerja e tij shqiptare, 33-vjeçarja Daniela Luari. Policia greke po vijon hetimet për veprimtarinë kriminale të çiftit shqiptar./abcnews.al



Skip to toolbar