Çekia shumë e fortë për Shqipërinë, kuqezinjtë mposhten 2-0 në Pragë

Më të fundit


Shqipëria inekzistente në Çeki. Kuqezinjtë janë mposhtur me rezultatin e pastër 0-2 në “Epet Arena”.

Djemtë e drejtuar nga Silvinjo e panë veten në disavantazh që në minutën e 3 të takimit. Goli i vetëm i 45 minutëshit të parë u realizua në minutën e 3. Gabim i pafalshëm në prapavijën kuqezi! Një harkim nga e majta i Shulc gjeti Çorin në qendër ku ai provoi dy herë dhe në tentativën e dytë gjeti rrjetën e Strakoshës.

Kuqezinjtë pësuan golin e kapitullimit në minutën e 63. Në aksion të ngjashëm me të parin. Këtë herë topi erdhi nga e djathta dhe Çorin me kokë mposhti Strakoshën.

Në minutën e 18, Provod provoi me të majtën, por gjeti përgjigjen e Strakoshës. 2 minuta më vonë, Asani nisi një pasim të mirë për Dakun në zonë, por sulmuesi u ngatërrua dhe pa Vitik t’i hiqte topin nga këmbët.

Në minutën e 23, Bajrami nga e majta tentoi të gjente shtyllën e dytë, por topi shkoi jashtë portës së vendasve.

Në minutën e 35, pas një rivënie anësore, topi shkoi direkt në zonë të Vitik, i cili për fat nuk ia doi të devijonte drejt portës, por e çoi topin jashtë.

Një minutë më vonë, Laçi mori topin në gjysmëfushën kundërshtare, iu afrohet zonës por nuk gjuajti, duke preferuar t’ia pasonte Asllanit, i cili nuk ia doi të devijonte topin.

Në minutën e 52, kundërsulm perfekt i kuqezinjve me Asanin i cili hyri në zonë, por gjuajtja e tij ishte për t’u harruar.

Në minutën e 76, Kovar shpëtoi portën pas një gjuajtje thuajse perfekte të Asllanit nga distanca.

3 minuta më vonë, Tuci vendosi të gjuajë vetë nga distanca, gjuajtja ishte e mirë, por shkoi direkt në duart e portierit.

Me këtë humbje, Shqipëria zbret në vendin e 3 me 3 pikë, po aq sa Ukraina që mposhti Gjeorgjinë me rezultatin 1-0, ndërsa Çekia ngjitet në vendin e dytë me 6 pikë, po aq sa Gjeorgjia.

Ndeshjen e ardhshme, Shqipëria do ta luajë të hënën në transfertë përballë Gjeorgjisë, ku në takimin e parë, kuqezinjtë janë mposhtur në “Air Albania” me rezultatin 1-0, ndërsa Çekia do të ndeshet me Ukrainën.



Skip to toolbar