Një 32-vjeçar shqiptar humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në orët e para të mëngjesit në Itali.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 në provincën e Frosinone. Mjeti tip “Ford Focus” me të cilin po udhëtonte i riu shqiptar ka dalë nga rruga, është rrotulluar disa herë para se të përfundonte duke u përplasur në një mur.
Ndërkohë, të plagosur mbetën tre shtetas të tjerë që udhëtonin me 32-vjeçarin, po ashtu shqiptarë. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërkohë që pritet zbardhja e plotë e ngjarjes nga grupi hetimor.