PD rigjen dashurinë me mediat/ Fushata, Berisha: Silluni mirë me analistët. Shkoni në debate

Më të fundit


Ndërsa në betejën elektorale të pranverës Sali Berisha është hedhur me atë që ai e quan mosbindje civile, kreu i PD është kujdesur të mos lërë pas dorë dhe punë të tjera në selinë blu, siç është dhe komunikimi që duhet të kenë të tijët me median, në këtë vit elektoral.

“Të shfrytëzohet çdo mundësi dhe njohuri dhe lidhje për të qenë të pranishëm në debate, konferenca shtypi, prononcime në mediat qendrore dhe lokale”, tha ai.

Ky mesazh u ka shkuar në telefonat celularë një pjese të mirë të demokratëve të tij që mbajnë poste apo funksione të ndryshme në PD, e që janë angazhuar drejtpërdrejtë në fushatë elektorale, nisur nga drejtuesit e qarqeve, kryebashkiakëve të djathtë, apo anëtarëve të organeve drejtuese të PD-së.

“Si parim nuk shmanget asnjë debat me socialistët!”, u shpreh ai.

Më i detajuar Berisha është treguar kur vjen fjala tek opozitarët që kanë ikur nga ai, që ndryshe i quan pengje të qeverisë.

“Cilido që t’ju ftojë në debat me gazetarë, analistë apo përfaqësues të PS nuk duhet të refuzohet. Në asnjë debat me figura kallpe dhe individë të marrë peng nga regjimi për krimet e tyre nuk duhet të marrim pjesë”, tha Berisha.

Në pamundësi që ai të jetë në studio të ndryshme, të vetët i këshillon që të përgatiten mirë për çdo temë, për të cilat ftohen. Këtu duke njoftuar zyrën e shtypit të PD-së. Pavarësisht orientimeve dhe këshillave për diskutimet e të tijve në studio të ndryshme, kreu i PD-së, i beson vetëm medias online.

“Facebook, Instagram, X të cilat çdo orë dhe çdo ditë duhet të kenë vendin më kryesor në komunikimin tonë”, u shpreh ai.



Skip to toolbar