Ditë historike! Shqipëria hap sot negociatat me BE për anëtarësim

AKTUALITET


Dita e sotme mund të konsiderohet si historike për Shqipërinë përsa i përket procesit të integrimit evropian.

Vendi ynë do të hapë negociatat me Bashkimin Europian dhe A2 ka zbardhur se kush janë kapitujt e parë që do të diskutohen.

Takimi do të jetë në nivel ministror në Luksemburg, ndërsa po sot mbahet edhe konferenca e dytë ndërqeveritare BE-Shqipëri.

Grup kapitulli i parë, ose siç quhet ndryshe ‘bazat’ ose ‘themeloret’, përfshin kapitujt si më poshtë:

Grup kapitulli i parë

-Funksionimi i institucioneve demokratike

-Reforma e administratës publike

-Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

-Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

-Kriteret ekonomike

-Kapitulli 5 – Prokurimi publik

-Kapitulli 18 – Statistikat

-Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Ky grup kapitull hapet i pari dhe mbyllet në fund të procesit të integrimit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.



Skip to toolbar