Emigrantët, Rama: Marrëdhënia me Italinë e veçantë! Na e kanë kërkuar edhe të tjerë, kemi thënë “Jo”

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama i mbylli edhe një herë derën mundësisë së marrjes së azilkërkuesve në Shqipëri nga vende të tjera, përmes marrëveshjeve si ajo e nënshkruar me Italinë.

“E kam shpjeguar disa herë pse Shqipëria e ka bërë këtë marrëveshje dhe si e shohim ne këtë dukuri.

Së pari, po, na është kërkuar nga të tjerë dhe kemi thënë jo. Së dyti, të gjithë duhet të kooptojnë se marrëdhënia jonë me Italinë është mjaft e veçantë dhe shkon pas mijëra vjet dhe po kështu shkon pas në kohë me një volum domethënëse ndërveprimi gjatë më shumë se 30 viteve të fundit, që kur dolëm nga gropa e ferrit e regjimit më mizor komunist në Europë”, tha Rama në Luksemburg, nga ku po merr pjesë në çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. 



Skip to toolbar