Meloni për emigrantët në Shqipëri: Vendet e tjera jashtë BE-së mund të ndjekin rrugën tonë

Më të fundit


Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, duke folur në Senatin në Romë përpara Këshillit Evropian më 17 dhe 18 tetor, iu referua qëndrimit të vendit të saj për menaxhimin e flukseve migratore.

Kryeministrja italiane theksoi se “qasja e Evropës ndaj emigracionit ka ndryshuar, falë edhe kontributit italian”, ndërsa shtoi se “Italia është kthyer në një model për të luftuar imigracionin e paligjshëm ”.

Ajo theksoi se këtë vit, krahasuar me vitin 2023, zbarkimi i emigrantëve të parregullt është ulur me 60%, ndërsa ka nisur të ulet edhe numri i personave që humbasin jetën në det.

“E vetmja mënyrë për të parandaluar tragjedi të mëtejshme në det është parandalimi i zbarkimeve dhe luftimi i trafikantëve që veprojnë pa ngurrim”, theksoi Meloni.

Duke iu referuar hapjes së qendrave italiane për azilkërkuesit në Shqipëri, Georgia Meloni shtoi:

“Dy qendrat në Shqipëri filluan të funksionojnë, jemi shumë të kënaqur. Kjo është një rrugë e re, e guximshme që mund të ndiqet me vendet e tjera që janë jashtë Bashkimit Evropian. Falënderoj kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe gjithë qeverinë e tij për besimin në gjithë këtë nismë”.



Skip to toolbar