Hasani: E ardhmja jonë është në BE, kush mendon ndryshe i uroj punë të mbarë dhe gëzuar ditëlindjen

Më të fundit


Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani thotë se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Hasani u shpreh se kush mendon ndryshe, i uron punë të mbarë, duke iu referuar opozitës.

Hasani i uroi ditëlindjen edhe kreut të PD, Sali Berisha, ku ky i fundit, deklaroi se nuk është ditë gëzimi për Shqipërinë, hapja e grup kapitujve me Bashkimin Evropian.

“Pjesa e diskurit politik, përfitimit apo humbjeve politike, mendoj se nuk duhet të përfshihet fare këtu. Është moment deçiziv për të gjithë ne që të arrijmë të kuptojmë që e ardhmja jonë është e ardhmja në Bashkimin Evropian. Kushdo që e mendon ndryshe, e mendon në mënyrë refraktare, e mendon në komente të cilat janë paksa jo të përshtatshme. I uroj punë të mbarë dhe gëzuar ditëlindjen”, theksoi ai./abcnews.al



Skip to toolbar