Berisha feston 80-vjetorin …përballë drejtësisë/ Nura: Nuk frymëzon më. Çupi: Sot iu pre bileta për në gjyq

Më të fundit


Analisti Artur Nura thotë se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk frymëzon më, për të ardhur në pushtet.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nura u shpreh se individë të rinj duhet të drejtojnë Partinë Demokratike.

Ndërsa analisti Frrok Çupi deklaroi se ndaj Berishës ka akuza të tmerrshme dhe shtoi se sot atij iu pre bileta për në gjyq, pasi SPAK dërgoi për gjykim dosjen “Partizani”.

Artur Nura: Berisha dhe Meta nuk frymëzojnë për të ardhur në pushtet. Kur kërkon ndjesë Berisha, ka strategji. Nuk besoj se Berisha, 80 vjeç, nuk besoj se frymëzon. Brenda PD shoh individë që mund të bëhen drejtues. Nuk jam dakord që të bëhet nga familja drejtuese. Zonja Argita po projektohet si lidere e asaj partie. Po marr një individ politikan i ri. Ai vazhdon të dominojë. Të paktën unë e shoh kështu.

Frrok Çupi: Ti po ngjall të vdekurin. Kemi të bëjmë me përvjetor të çuditshëm, të veçantë. Kemi arritur në një pikë ku janë të lumtur të gjithë, edhe ata që janë duke shkaur në burg. E patë Berishën, sot i është prerë bileta për në gjyq, ka akuza të tmerrshme, pas korrupsionit, janë vrasjet në seri, tradhtitë, janë gabime të llahtarshme të qeverisjes së keqe. Ai e tha, po të mos isha unë, nuk do kishte piramida, ligji 7501. Këta nuk janë ligjëruar, nuk janë institucionalizuar. Kemi hyrë në procesin demokratik dhe tani PD e kuptoi që ka hyrë në atë rrugë, pa pyetur çfarë shteti, kushtetute do kemi. Nuk janë bërë pyetje. Edhe vetë statusi i PD është kopjuar nga statusi i Partisë së Punës. Është kopjuar në shtëpinë e Gramoz Pashkos. E krijuam liri, demokraci, por pa ligj. Nuk u tha kurrë se dmeorkacia do ketë ligj dhe rregulla. Ne nuk u morëm me ligjin. Ne kemi ardhur hap pas hapi, si i verbëri që prek me dorë dhe bën një hap përpara. Kemi ardhur nëpër turma./abcnews.al



Skip to toolbar