Grup-kapitulli i parë me BE/ Tabaku: Sinjal pozitiv për shqiptarët, nuk ishte për politikën

Më të fundit


Deputetja Jorida Tabaku ka deklaruar në emisionin “Real Story” se e shqetëson fakti se kur shkon jashtë vendit thonë se Shqipëria te ZDF për trafik droge dhe pastrim parash.

“Turp më të madh se kryetarin e qarkut të Fierit ose integrimit, nuk kam parë. Klima debatuese me shumë pasion ka ekzistuar gjithmonë mendoj unë. E di ça më shqetëson mua për imazhin e vendit? Që kur shkoj jashtë si kryetare e Komisionit të Integrimit dhe si kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Shqipëria te ZDF për trafik droge, për trafik emigrantësh, për pastrim parash. Këto ma nxijnë faqen, qeverisë se unë jam në rregull me punën time”.

Sa i përket, hapjes së grup-kapitullit të parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Tabaku tha se e rëndësishme është që erdhi një sinjal pozitiv për shqiptarët dhe nuk ishte për politikën.

Sipas deputetes, sot kemi dinamikë tjetër gjeostrategjike dhe integrimi është një çështje sigurie.

 “Sot për mua ka rëndësi që erdhi një sinjal për shqiptarët dhe ky nuk ishte për politikën. Ky ishte një sinjal për shqiptarët, si populli më mbështetës në proceset euroatlantike.

E konsideroj këtë si një sinjal mbështetje për qytetarët, për Shqipërinë si vend dhe jo të lidhur me politikën e momentit.

Së dyti, sot kemi një dinamik tjetër gjeo-strategjike dhe tashmë mbas sulmit të Rusisë me Ukrainën, tashmë integrimi është një çështje sigurie dhe kam dy ditë që e them këtë. Sepse është e deklaruar e tillë, në qoftë se ne sot diskutojmë për zgjerimin e Europës me Gjeorgji, Moldavi, Ukrainë, jemi në një dinamikë komplet tjetër, pra e shohim se si mund të përdoret integrimi si një instrument për të ruajtur sigurisë.

Elementi i tretë, mos të harrojmë që nuk u bëmë vend anëtar, hapëm negociatat, as nuk i plotësuam kriteret, as nuk i arritëm standardet sipas asaj liste që ju nxorët, as ka ndodhur ndonjë mrekulli që dje nuk e kishim dhe sot e kemi”.



Skip to toolbar