Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se opozita nuk ndodhet në situatë të lehtë, teksat betejat e saj janë përqëndruat te formimi i qeverisë teknike dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Tabaku u shpreh se ka një mani për t’i vënë faj opozitës, edhe pse nuk e qeveris vendin prej vitesh.
Ndër të tjera, Tabaku shtoi se ka qenë kundër bojkoteve.
“Viti 2018-2019, Bundestagu kishte përgatitur një dokument që pastaj u bë vendimi i Këshillit me 15 kritere. Mos të harrojmë, çfarë ndodhi në atë moment. Në atë moment, në 2019 u publikuan të gjitha përgjimet e dosjeve 184, 339, që u bënë kritere të Bundestagut. Janë faktorë që nuk lidhen fare me opozitën. Bojkoti i opozitës u shty prej këtyre, alarmi për zgjedhje të lira dhe të ndershme u shty pikërisht prej këtyre. Po të njëjtat sfida kemi edhe sot ne. Sot kemi mundësi të realizojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme? Për çfarë i duhet të blinte vota? Kemi të njëjta sfida? Ju kujtoni se zgjedhjet e lira dhe të ndershme sot janë duke u realizuar dhe duke u kryer? Nuk kam mbështetur asnjëherë bojkotin. Nuk po të justifikoj absolutisht asgjë, por po të them që këto fakte nuk kanë ndikuar në procesin e integrimit. Kam qenë kundra atëhere, jam kundra tani. Mendoj që ka pasur një kosto shumë të madhe për Partinë Demokratike.
Nuk ka ndikuar në këtë proces, për 9 vite me radhë, nuk kemi pasur asnjëherë shkaqe të jashtme, por të brendshme. Është një mani për t’i vënë faj opozitës, edhe kur nuk qeveris, edhe kur ka 12 vite që nuk qeveris. Nuk kam asnjë kompleks që t’i përmend dhe t’i pranoj gabimet. Sot, opozita nuk ndodhet në një situatë të lehtë. Po luftojmë për zgjedhjet, qeverinë teknike. Sfidat janë po të njëjta, tani ndoshta edhe pak më të forta. Sot, opozita ndodhet edhe në një valë sulmesh dhe presionesh”, theksoi ajo.