Ka ndërruar jetë 80-vjeçari Namik Rustemi, i cili u dhunua barbarisht nga bashkëfshatari i tij Ilir Nukaj.
80-vjeçari pas dhunës barbare nga 47-vjeçari u transportuar në spital, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marrë dhe këtë të premte ka ndërruar jetë.
47-vjeçari shkoi në dyqanin e të moshuarve për të blerë pije alkoolike, po kur 80-vjeçari Namik Rustemi nuk pranoi t’ia shesë, Nukaj e ka goditur me grushte në pjesën e kokës si dhe ka shtyrë me shqelma bashkëshorten e tij 77 vjeçe. E moshuara ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.