Vrasja e liderit të Hamasit/ Starmer: Askush nuk duhet të vajtojë vdekjen e tij

BOTA


Kryeministri britanik, Keir Starmer është deklaruar nga Berlini për vdekjen e Yahya Sinwar, pas takimit me liderët e SHBA-së, Francës dhe Gjermanisë.

Ai tha se “askush nuk duhet të vajtojë vdekjen” e liderit të Hamasit, i cili ka “gjakun e izraelitëve të pafajshëm” në duart e tij.

Starmer shtoi se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbështesë të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje dhe se aleatët do të vazhdojnë të punojnë për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme, shkruan Sky News.

“Përgjigja është diplomacia dhe tani ne duhet të shfrytëzojmë sa më shumë këtë moment”, tha Starmer.

“Ajo që nevojitet tani është një armëpushim në Gaza, lirimi i menjëhershëm dhe i pakushtëzuar i të gjithë pengjeve, qasje e menjëhershme për ndihma humanitare dhe një kthim në rrugën drejt zgjidhjes me dy shtete si e vetmja mënyrë për të ofruar paqe dhe siguri afatgjatë”, vazhdoi kryeministri britanik.



Skip to toolbar