Gjysma e amerikanëve drejt kutive të votimit/ Sondazhet kombëtare: Harris kryeson me 2 përqind

BOTA


Votimi i hershëm ka filluar tashmë në gjysmën e të 50 shteteve Amerikane.

Me më pak se tre javë nga dita e zgjedhjeve, votimi i hershëm është duke u zhvilluar në shumicën e shteteve të fushëbetejës që do të jenë edhe vendimtare për zgjedhjen e kreut të shtëpisë së bardhë. Në Pensilvani kanë filluar të grumbullojnë fletëvotimet me postë, ndërsa në xhorxhia, votimi personal raportohet se po thyenë rekorde.

Vetëm në ditën e parë në këtë shtet votuan më shumë se 300,000 njerëz, 123% më shumë se rekordi të mëparshëm. Ndërsa Partia Demokratike gjithmonë ka inkurajuar mbështetësit të votojnë përpara ditës së zgjedhjeve, qëndrimi i republikanëve ndaj votimeve të parakohshme është më i ndërlikuar.

Donald Trump pretendon rregullisht, pa prova, se votimi me postë mund të “manipulohen”. Në të njëjtën kohë, megjithatë, fushata e Trump po inkurajon mbështetësit ti drejtohen kutive të votimit edhe të votojnë me postë, të vetëdijshëm se kjo është një pjesë e vlefshme e përpjekjeve për të siguruar sa më shumë vota. Donald Trump dhe Kamala Harris kanë intensifikuar fushatat e tyre në shtatë shtetet e “lëkundura” që mund të jenë vendimtare në këto zgjedhje.

Referuar mesatares kombëtare të sondazheve, harris ka një epërsi të vogël ndaj Trump, që kur ajo hyri në garë në fund të korrikut. Demokratja raportohet se ka një mbështetje prej 48 për qind, ndërsa republikani 46 për qind. Shifrat kanë qenë relativisht të qëndrueshme që nga fillimi i shtatorit, edhe pas debatit të vetëm mes dy kandidatëve më 10 shtator, i cili u ndoq nga afro 70 milionë njerëz.

Ndërsa këto sondazhe kombëtare janë një udhëzues i dobishëm se sa popullor është një kandidat në të gjithë vendin, ato mund të mos jenë shumë të sakta për të parashikuar rezultatin e zgjedhjeve. Kjo për shkak se ka shtatë shtete sëing që mund të përmbysin rezultatin përfundimtar./abcnews.al



Skip to toolbar