Detajet, ish-deputeti dyshohet si përdorues i aplikacionit SKY, kishte lidhje me grup kriminal

AKTUALITET


Pak ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit të PS dhe pasi SPAK i komunikoi marrjen si të pandehur për shpërdorim detyre, arrestohet Jurgis Çyrbja.

Ish-deputeti i PS, bëhet me dije se është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjithashtu janë kryer disa arrestime të tjera dhe aksioni është në proces. Arrestimi është kryer në Durrës, teksa Çyrbja ishte duke udhëtuar me makinë me shoferin e tij.Ish-ligjvënësi akuzohet edhe për kohën kur ka drejtuar Hipotekën e Durrësit, deputet i të cilës u zgjodh më pas. Kurse çështja për të cilën u arrestua sot në mbrëmje (20 Tetor), ende nuk është bërë publike nga Prokuroria. Burimet thonë se dyshohet se Çyrbja ka pasur lidhje me një grup kriminal në Durrës, ndaj edhe është ndaluar.

Çyrbja dorëzoi mandatin më 9 Tetor dhe dy ditë më pas SPAK njoftoi marrjen të pandehur.

Bëhet fjalë për një vepër penale të kryer në 2016. Gjatë kohës që Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit, ai është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë, pasi dyshohej se kishte favorizuar Emiljano Shullazin për të përfituar prona në Durrës.

Ndërkohë Lulzim Basha, e kishte etiketuar deputetin disa herë si bashkëpunëtor të krimit. Kurse tani duket se Prokuroria i ka ngriur edhe një tjetër çështje, për të cilën edhe është prangosur.



Skip to toolbar