Rama: Rritja e pensioneve, detyrim dhe sfidë në rrugën drejt Shqipërisë 2030

AKTUALITET


Rritja e pensioneve konsiderohet si detyrim, sfidë dhe front i përbashkët shoqëror, në rrugën drejt Shqipërisë 2030.

Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama, i cili bashkë me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja dhe ministrin e Financave Petrit Malaj zhvilloi një bashkëbisedim me pensionistë për skemën e pensioneve.

Rama shprehu gatishmërinë për të adresuar këtë çështje në mënyrë që pensionistët të mos mbeten të papërfshirë në rrethin e zgjeruar të mundësive që ka krijuar ekonomia.

“Sot ne do të hapim një debat, diskutim publik me pensionistët lidhur me pensionet, për të adresuar një detyrim dhe natyrisht edhe një kërkesë legjitime të vazhdueshme që në këtë fazë kur ekonomia jonë ka nisur të marrë formën e një ekonomie gjithëpërfshirëse, si rezultat i të gjitha reformave dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike, pensionistët të mos mbeten të papërfshirë në këtë rreth të zgjeruar të mundësive që ka krijuar ekonomia, ku ndërkohë të tjerët kanë sot paga shumë të larta se sa kishin kur ne filluam këtë përpjekje”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se në këtë takim synohet që paraqitet një panoramë e situatës dhe të përcillet sa më shumë falë edhe medies, tek sa më shumë pensionistë.

“Informacioni i vërtetë mbi çfarë është financimi i pensioneve dhe pse pensionet janë pjesa më e vështirë, jo për qeverinë shqiptare dhe Shqipërinë, por për çdo qeveri dhe çdo vend”.



Skip to toolbar