Dosja voluminoze e prokurorisë së posaçme nxjerr si si çifti çifti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë përdorur pushtetin për të ndërhyrë në lidhjen e kontratave shtetërore dhe në këmbim përfitimin e shumave të mëdha monetare. Në dosjen hetimore që abc neës e disponon evidentohet nga njëra ana bashkëpunimi I ngushtë mes Ilir Metës dhe Kastriot Ismailajt për lidhjen e marëveshjes mes Kopmanisë Cez dhe asaj DIA që drejtohej nga Ismailaj, për mbledhjen e borxheve të pa shlyera. Në këmbim të kësaj Meta që në atë kohë mbante postin e ministrit të energjitikës dhe Infrastrukturës kë përfituara në kohë të ndryshme shumë monetare nga Ismailaj.
“llir Metaj, ka favorizuar dhe mbështetur shtetasin Kastriot Ismailaj të krijonte kontaktet me perfaqësuesit e CEZ-Pragë dhe për më tepër, të krijonte besueshmëri para tyre si njeri i besuar i qeverise shqptare, rrjedhimisht duke qënë kështu njeriu i favorizuar për të marrë kontratën për mbledhjen e borxheve nëpëmjet DIA-s, sikurse rezultoi më pas. Këtë favorizim të shtetasit Kastriot Ismailaj rezulton se shtetasi Ilir Metaj e ka kryer kundrejt kërkimit apo marrjes së një perfitimi të parregullt prej shtetasit Kastriot Ismailaj”.
Në dosje thuhet i Ilir Meta, i ka sugjeruar CEZ në Çeki qe te zgjidhte si kontraktor per mbledhjen e borxheve pikerisht shtetasin Kastriot Ismailaj. Gjatë kësaj periudhe që pritej të lidhej edhe marëveshja mes Çez dhe Dia janë identifikuar të paktën 115 telefonate mes Ilir Metës e Kastriot Ismailiajn që provojnë lidhjen e tyre, ndryshe nga sa ka deklaruar Meta që nuk ka njohje me Ismailajn. Po kështu spak ka administruar një intervistë të bashkëshortes së Kastriot Ismailajt Vojsava Ismailaj që ka treguar se Meta ka marrë dhe kërkuar shumë monetare Ismalijat.
“Ilir Meta kishte fushatën elektorale dhe erdhi te Kastrioti 300.000 (treqind mije) Euro. Kastrioti ia dha. Ai me paturpesine e tij dhe pangopësinë erdhi dhe kërkoi prapë para. Kastrioti nuk i dha, i tha që kuotën time te partia e kam paguar”.
Në dosje zbardhet edhe roli i Monika Kryemadhit që ka ndikuar për lidhjen e një kontrate iterkonjeskioni mes kompanisë së Ardian Shatkut dhe një kompanie celulare. Në këmbim Kryemadhi ka siguruar disa pagesa nga Shatku, përfshi bileta udhëtimi, blerje në një butik në San Marino si dhe pagesa për shkollimin e fëmijëve në Angli.
“Monika Kryemadhi, perveç ndikimit që ka ushtruar tek administaratorii kompanisë celulare për lidhjen e kontrates, ka patur interes të informohet edhe për fitimin bruto që kompania e Ardian Shatkut realizon për çdo muaj”.
Pas lidhjes së kontratës së interkonjeskionit ku në atë kohë është vënë në dijeni edhe Ilir Meta rezulton se Krymadhi ka përfituar rreth 70 mijë euro si pjesë e fitimit të kompanisë.
“Nga këqyrja që iu bë llogarisë bankare të Monika Kryemadhit, rezulton se në datën 25 Shtator 2014, Monika ka bërë blerje ne dyqanin Ferreti Boutique, në vlerën 3.000 Euro. Monika Kryemadhi ka bërë blerje në dyanin Maçapani, por karta perseri nuk është pranuar. Lidhur me refuzimin e kartes AMEX Black, Adriani i është përgjigjur se kompania ka menduar se është vjedhur dhe duhet ta provojë sërish”.