Shtyhet seanca gjyqësore për Ilir Metën. Kryetari i Partisë së Lirisë, pritet të njihet nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) me masën e sigurisë në orën 13:30.
Avokatët e Metës kanë kërkuar kohë të njihen me dosjen. ABC News mëson se Meta ka debatuar ashpër me prokurorët në sallën e gjyqit.
Gazetari Ermal Vija tha për ABC Neës se kreu i PL ka debatuar ashpër me prokurorët në sallën e gjyqit, ndërsa ka lëshuar fjalë fyese ndaj kreut të SPAK. Mësohet se në seancë ishin të tre prokurorët që firmosën arrestimin e tij, përkatësisht Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.
Ish presidenti u vu në pranga mesditën e së hënës në Tiranë, ndërsa akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie.
Ai po kthehej me makinë nga Kosova, ndërsa në hyrje të kryeqytetit, agjentët dhe oficerët e policisë ndërhynë dhe e shoqëruan në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe prej andej në bllokun e sigurisë.