“Trupat e Koresë së Veriut do dërgohen në Ukrainë këtë fundjavë”, Zelensky: Lufta do të përshkallëzohet

BOTA


Pas raportimeve të inteligjencës perëndimore dhe asaj amerikane se Koreja e Veriut ka dërguar mbi 3 mijë ushtarë në Rusi që janë të gatshëm të luftojnë krahas forcave të Moskës në Ukrainë, presidenti i këtij veni Volodymir Zelensky ka paralajmëruar se lufta mund të përshkallëzohet këtë fundjavë.

Kreu i shtetit Ukrainas ka deklaruar se sipas raporteve të inteligjencës së tyre, trupat ushtarak të Phenianit do të hyjnë në territorin e vendit të tij për të luftuar duke nisur nga kjo fundjavë.

Prokurorët Ukrainas kanë deklaruar se ata tashmë kanë nisur një hetim për mbështetjen ushtarake që Koreja e Veriut po jep për Rusinë.

Nga ana tjetër Presidenti Rus, Vladimir Putin nga samiti i BRICS u shpreh se është punë e Rusisë nëse Kremlini do të vendosë të përdorë trupat ushtarak të Koresë së Veriut për të luftuar kundër Ukrainës. Kreu I kremlinit u shpreh se për aq kohë sa Ukraina synon anëtarësimin në NATO atëherë Moska mund të vendosë të bëj çfarë do që ajo dëshiron për të garantuar sigurinë e saj.

Instituti për Studimet e Luftës me bazë në Washington ka raportuar më herët përgjatë këtij muaji se Ushtarët e Koresë së Veriut po hyjnë për të luftuar në Ukrainë, pasi në muajin Qershor Putin dhe Kim Jong Un nënshkruan një traktat gjith përfshirës të partneritetit strategjik ku theksohej se të dy vendet do ti ofronin ndihmë ushtarake njëri tjetrit, nëse njëri prej këtyre shteteve sulmohej.

Ky traktat për partneritet Strategjik mes Penianit dhe Moskës ku parashikohet se dy vendet do të mbrojnë njëri – tjetrin në rast sulmi u ratifikua këtë të premte nga Dhoma e Lartë e Parlamentit Rus. Presidenti Rus Vladimir Putin u shpreh se vendimi për mënyrën sesi do të zbatohet kjo marrëveshje i takon vetëm Moskës dhe Phenianit dhe askujt tjetër.

Ushtarët e Koresë së Veriut nuk janë parë në betejë që nga Lufta e Ftohtë kur ata u vendosën në luftëra të ndryshme kufitare si aleatë dhe përfaqësues sovjetikë.



Skip to toolbar