Gjermania planifikon të blejë 600 raketa “Taurus”

BOTA


Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius ka deklaruar se Gjermania synon të blejë edhe 600 raketa të tjera Taurus.

Pistorius shtoi se vendi synon të blejë një version të avancuar, “taurus neo”, me një kosto totale prej rreth 2.1 miliardë euro për 600 raketa, me dërgesat e para në vitin 2029, shkruan Reuters.

Projekti për blerjen e raketave me rreze të gjatë veprimi është paraqitur në dokumentet e buxhetit për vitin 2025 vetëm si opsion, pasi pritet që pjesa më e madhe e parave të sigurohet në vitet në vijim.



Skip to toolbar