Presidentja e KE-së viziton sot Kosovën

AKTUALITET


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të qëndrojë sot në Kosovë, në kuadër të turit që po zhvillon në Ballkanin Perëndimor.

Von der Leyen do të ketë takime me krerët e shtetit, Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.Me presidenten Osmani do të takohet në orën 09:45, ku pas takimit do të mbajnë edhe konferencë për media. Ndërkohë, me Kryeministrin do të takohet në orën 11:15.

Von der Leyen ka vizituar më herët Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Sarajevën. Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi të shtunën në Podgoricë.

Gjatë vizitës në Tiranë, Von der Leyen ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është prioritet i saj edhe në mandatin e saj të dytë si shefe e organit ekzekutiv të bllokut.



Skip to toolbar