Mosbindja civile e Berishës/ Të martën bllokon disa rrugë kryesore të vendit

Më të fundit


“Plani A dhe plani B i Sali Bërishës është mosbindja civile”

Shumë shpejt pas kësaj deklarate të kreut të PD-së, organizatorët konkludun në planin e daljes në rrugë, në mosbindje civile.

Ndryshe nga starti i kësaj mosbindjeje civile, të 7 tetorit, që plani u mbajt i fshehtë, demokratët publikuan të gjithë skenarin e lëvizjes së tyre, të martën e 29 tetorit.

Numri 2 i PD-së, Flamur Noka, së bashku me drejtuesit politikë demokratë dhe krerët e degëve të PD, vendosën që mosbindjen civile ta shtrijnë përtej kryeqytetit, në disa akste kyçe të vendit, nisur nga ora 17:00.

Në Tiranë nyja që do të bllokohet, do të jetë ajo që e lidh kryeqytetin me Durrësin. Plani parashikon bllokimin nga Segmenti i Kthesës së Kamzës, deri tek ish-Sheshi “Shqiponja”.

Për pjesën e Veriut, demokratët kanë menduar të grumbullohen në mosbindje civile tek Rrethrrotullimi Milot.

I bllokuar do të jetë dhe rrethrrotullimi Shkozët. Ndërsa automjetet që vijnë nga Juglindja bllokohen për shkak të protestës tek rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan.

Demokratët e Jugut grumbullohen në pikën Rrethrrotullimi i Levanit, ndërsa një tjetër grup do të jenë të vendosur tek rrethrrotullimi i Rrogozhinës.

Ky do të jetë aksioni i dytë i modbindjes civile të demokratëve, pasi tubimit më 7 tetor në Tiranë, ku hodhën molotovë drejt instiucioneve dhe për herë të parë u sulmua një seli, ajo e Partisë Socialiste.

Demokratët kanë vendosur mosbindje civile, deri në përmbushjen e kërkesës së tyre për qeveri teknike.Kësaj mosbindjeje do ti bashkohet edhe Partia e Lirisë, së cilës iu arrestua kryetari Ilir Meta,  të hënën, pikërisht në një prej pikave që do të bllokohet, ajo e Kthesës së Kamzës.



Skip to toolbar