Rindërtimi i shkollës dhe konviktit në Durrës, Rama: Kushte moderne për 250 nxënës

AKTUALITET


Një tjetër shkollë është rrugës për të përfunduar punimet dhe këtë herë në Durrës.


Bëhet fjalë për Shkollën e Mesme Sportive “Benardina Qerraxhia”, e cila po ngrihet bashkë me konviktin e saj për nxënësit, e cilësuar si një nga projektet më të mëdha arsimore.

 Kryeministri Edi Rama, me një postim në Facebook, shkruan se shkolla do të ketë kapacitetet për 250 nxënës, ku 150 prej tyre vijnë nga rrethet dhe do të qëndrojnë në konvikt.

“MIRËMËNGJES

dhe nga kantieri i shkollës së mesme sportive “Benardina Qerraxhia” në Durrës, e cila bashkë me konviktin e kësaj shkolle është një ndër projektet më të mëdha arsimore, që do të ofrojë kushte dhe standarde europiane të mësimdhënies për 250 nxënës të shkollës dhe 150 prej tyre që do të qëndrojnë në konvikt, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama. 



Skip to toolbar