Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PS, zbardhen porositë që u dhanë për deputetët

Më të fundit


Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS që u mbajt këtë të hënë u diskutua në lidhje me nisjen e diskutimeve për buxhetin e shtetit të cilat do të fillojnë më 4 nëntor.

Bëhet me dije se një propozim për këtë buxhet do të paraqitet më 18 nëntor në konferencën e kryetarëve. Ndërkohë që votimi në Parlament për buxhetin e përgjithshëm është planifikuar për më 2 dhjetor.

Gjatë mbledhjes, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, kërkoi gjithashtu që deputetët të vazhdojnë komunikimin sqarues me pensionistët.

Njëkohësisht, do të vazhdohet me turin e diasporës, i cili do të zhvillohet më 3 nëntor në Selanik dhe më 24 nëntor në Londër.



Skip to toolbar