“Ka vrarë e vjen na bën karshillëk”, Beleri goditet me vezë e kos pasi del nga kryesia e Kuvendit

AKTUALITET


Eurodeputeti Fredi Beleri është goditur me vezë pasi ka dalë nga Kryesia e Kuvendit. Një protestues ka hedhur vezë ndaj tij, si edhe kos.

“I ka shpëtuar burgut me procedura se duhet të ishte në burg. Harroni shqiptarët që kanë dëbuar nga Greqia vetëm e vetëm se kanë shkelur kufirin për bukën e gojës.

Kurse ky ka vrarë gjithë ata njerëz dhe kur vjen puna sot vjen këtu dhe na imponohet na bën karshillëk . Cfarë i duhet atij në këtë vend, ka vjedhur vota, e dini të gjithë provoni ju të vidhni një votë ” thotë një qytetar i revoltuar me praninë e Belerit në Tiranë.



Skip to toolbar