Progresraporti i BE/ Varhelyi: Këtë vit hapëm grupkapitujt e parë me Shqipërinë, arritje!

Më të fundit


Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, e cilësoi arritje hapjen e grupkapitujve të parë të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

“Në këtë muaj patëm grupkapiutllin e parë të zgjerimit me Shqipërinë dhe kjo ndodhi vetëm këtë vit. Jam shumë krenar që shoh propozimet tona dhe Këshilli ka pranuar dhe është duke punuar për to”, tha ai.

Gjatë një konference për mediat, Varhelyi tha se është në interesin e Evropës për t’u zgjeruar dhe ndihet i lumtur që shikon që kjo temë flitet dhe diskutohet nga liderët e BE-së.

Ai theksoi se korrupsioni nuk ka vend në Bashkimin Evropian, ndërsa u kujtoi vendeve kandidate se anëtarësimi kalon vetëm tek puna dhe arritjet konkrete në terren.

“Sot jo vetëm që shënon raportin e fundit të këtij komisioni, por është shumë e rëndësishëm të kthehemi pas dhe të shohim çfarë kemi arritur. Ishte ky komision që ka punuar në mënyrë të pandalur, që për ta futur zgjerimin në agjendë, jo vetëm për të diskutuar, por edhe për të punuar me të. Zgjerimi është një nga tre çështjet kryesore, që po diskutojnë liderët. Është në interesin e Evropës për t’u zgjeruar. Korrupsioni nuk ka vend në familjen e BE. Kemi dyfishuar numrin e vendeve kandidate të BE. Duhet të shohim integrimin e vërtetë në terren”,  tha ai.



Skip to toolbar