Biden kafshon fëmijët për Halloween! Merr kritika të shumta

BOTA


Një incident ndodhi gjatë festimeve të Halloëenit në Shtëpinë e Bardhë, kur presidenti amerikan Joe Biden vendosi të ‘kafshojë’ disa foshnja në formë shakaje. Ngjarja shkaktoi reagime të ndryshme në rrjetet sociale.

Disa njerëz e konsideruan sjelljen e presidentit amerikan si qesharake, ndërsa të tjerë e konsideruan të papërshtatshme. Biden, ‘i famshëm’ për ndërveprimet lozonjare me fëmijët në ngjarje publike, u shtir gjithashtu si i frikësuar nga kostumet rrëqethëse të vizitorëve të rinj së bashku me gruan e tij Jill, e cila ishte e veshur me një kostum panda.

Fotot tregojnë Biden teksa prek këmbën e një fëmije të veshur si pulë. Presidenti u shfaq gjithashtu duke kafshuar krahun e një foshnjeje të veshur si fantazmë. Në një komenti që erdhi më pas nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se “Biden kafshon me shaka këmbën e një foshnjeje të veshur si pulë”, ku theksohet termi me shaka.



Skip to toolbar