Agjentët e FBI-së kanë arrestuar dy persona në Michigan për kërcënime të lidhura me zgjedhjet, sipas The Detroit News.
Media me bazë në Michigan thotë se një i dyshuar ishte i lidhur me një komplot vrasjeje që synonte Donald Trump, raporton BBC.
Isaac Sissel, dyshohet se postoi në ‘Reddit’ me emrin e përdoruesit “ShootUpTrumpRally” dhe që atëherë u ka thënë hetuesve se beson se “çdo gjë do të ishte më mirë nëse Trump do të kishte vdekur”.
Ndërkohë Christopher Clay Pierce, 46 vjeç, i Jackson akuzohet për kërcënime kundër një komiteti të veprimit politik të paidentifikuar të lidhur me demokratët gjatë dy viteve të fundit.
Pierce vijontë kërcënimet ndaj demokratëve ndonëse ishte paralajmëruar më parë nga FBI.